Balotazhi: Bashkimi, Teteksi dhe Vardari nga Negotina në Ligën e Dytë

Me tre sfidat e balotazhit për Ligën e Dytë, edhe zyrtarisht është zhvilluar akti i fundit në sezonin e futbollit vendor të Maqedonisë.

Skuadra e Teteksit në mënyrë bindëse verifikoi qëndrimin në Ligën e Dytë, duke mundur ekipin e Osogovës me rezultat 6-1, ndërsa pjesa e parë u mbyll me epërsi 3-0 për skuadrën tetovare.

Ndërkohë një derbi i madh u zhvillua në Tetovë, ku skuadra e Bashkimit me 3-0 mundi Vëllazërimin, ndërsa skuadra kumanovare kishte epërsi 2-0, pas 45 minutave të parë. Sami Alili hapi rezultatin në minutën e 16-të, para se Egzon Aziri të shënojë në minutën e 23-të për 2-0. Ndërkohë në fund të takimit dhe në kohën shtesë Egzon Aziri shënoi golin e tretë dhe u ndëshkua me karton të dytë të verdhë.

Përballja e vetme e cila u vendos përmes penaltive ishte ajo në mes Novacit dhe Vardarit të Negotinës, pasi që sfida në kohën e rregullt u mbyll me barazim 1-1. Fitues pas ekzekutimit të penaltive ishte skuadra e Vardarit nga Negotina. Kujtojmë se dy nga tre ekipet humbëse, përmes shortit, do të sigurojnë biletën e Ligës së Dytë, ndërsa ajo e treta, do të garojë në Ligën e Tretë.

LEXO EDHE:

Back to top button