Balotazhi, sfida të forta për Sileksin dhe Renovën

Të martën do të mësohet emrat e dy skuadrave që do të garojnë në elitën e futbollit vendor, pasi që të zhvillohen dy sfidat e balotazhit, të vlevshme për Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

 

Në stadiumin “Todor Proeski” skuadra e Ligës së Parë, Sileksi, do të përballet me Tikveshin, skuadër që u ndal në pozitën e dytë në Ligën e Dytë – Lindje. Ndërkohë në stadiumin pran Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ekipi i Renovës do të sfidohet nga skuadra e Ohrit, e cila u ndal në vendin e dytë në Ligën e Dytë – Perëndim.

Ndeshjet do të nisin në orën 16.00, ndërsa në rast se nuk ka fitues në 90 minutat e kohës së rregullt, atëherë kalohet mënjëherë në ekzekutimin e penaltive.

LEXO EDHE:

Back to top button