Bangura largohet nga skuadra e Çairit

Mamaduba Bangura nuk do të jetë më pjesë e FC Shkupit. Futbollisti 21-vjeçar nga Guinea skuadrës nga Çairi iu bashkua gjatë muajit shkurt, atë kohë kur trajner i FC Shkupit ishte turku Hasan Ozer.

Megjithatë me ardhjen e Goce Sedlloskit gjërat ndryshuan dhe i njëjti nuk bënte pjesë në planet e strategut nga Prilepi. Kësisoj edhe pse Bangura kishte kontratë me ekipin “bardhekaltër” deri në vitin 2024, e njëjta u ndërpre me pëlqim të dyanshëm.

Bangura me fanellën e FC Shkupit zhvilloi vetëm 7 ndeshje, edhe atë vetëm një si titullarë kundër Rabotniçkit sezonin e kaluar. Bangura në këtë mënyrë bëhet futbollisti i dytë pas Bujar Shabanit, që pa zhvilluar asnjë ndeshje këtë edicion, largohet nga FC Shkupi.

LEXO EDHE:

Back to top button