Banjai, triumfon në Indonezi dhe merr kreun e Moto Gp

Piloti italian i Dukati, Françesko Banjaia, rikthehet te fitorja në kampionatin e MotoGP, duke triumfuar në garën e Çmimit të Madh të Indonezisë. Sukses që rikthen kampionin e botës në krye të renditjes provizore. Banjaia përfitoi nga rrëzimi i Horge Martin me Ducati Pramac në xhiron e dhjetë, për të rimarrë kreun, me 18 pikë avantazh ndaj spanjollit. Një garë e hapur deri në metrat e fundit, teksa 3 pilotë dueluan për fitoren.
Banjaia e preu i pari vijën e finishit, duke lënë pas me vetëm 3 të qindtat më shumë spanjollin Maverik Vinjales (i dyti me Aprilia) dhe francezi Fabio Kuartararo (i treti me Yamaha). Ata i dhanë jetë një dueli të bukur deri në fundin e garës.
Gjithsesi, të gjithë presin me padurim garës e radhës, atë që do të zhvillohet në Australi pas një jave, pasi rivaliteti mes Banjaia dhe Martinit do të vijojë në një tjetër pistë.