Banjskë, policia e Kosovës vazhdon bastisjet
Banjskë, policia e Kosovës vazhdon bastisjet

Banjska është zgjuar edhe sot në shtetrrethim policor. Ndërkohë policia e Kosovës vazhdon kontrollet dhe bastisjet nëpër shtëpi dhe objekte në dhe rreth fshatit Banjskë në veri të Kosovës. Hyrja në fshatin e Zveçanit vazhdon të jetë e bllokuar dhe nuk dihet kur do të hapet për qarkullim. Në Banjskë, fshatin e vogël rreth 55 kilometra larg Prishtinës, mund të hyjnë dhe dalin vetëm banorët e tij me nevoja urgjente. Ndërkohë policia e Kosovës gjatë ditës ka furnizuar serbët e Banjskës me pako ushqimore. Ndërkohë KFOR-i po përgatitet të shtojë praninë në kufirin Kosovë-Serbi. Këtë e ka pohuar shefi i diplomacisë italiane Antonio Tajani, i cili sqaroi se një hap i tillë hidhet me qëllimin të parandalohen përleshjet e mëtejshme, mes shqetësimeve për ripërtëritjen e dhunës në rajon./Alsat.mk