Banksy përjetohet brenda kishës, ekspozitë në Firence kushtuar veprave të artistit

Banksy përjetohet brenda kishës, ekspozitë në Firence kushtuar veprave të artistit

Duke filluar nga 26 nëntori në Firence do të jetë e mundur të vizitohet një ekspozitë që tregon historinë e  artistit të rrugës Banksy përmes një koleksioni imazhesh, tingujsh dhe muzike që sjell në jetë kulturën nëntokësore të Bristolit dhe që zbulon një pasqyrë të artistit sekret.

“Brenda Banksy: Ekspozita e Paautorizuar” organizohet  në zemër të Firences, në kishën e Santo Stefano al Ponte, të riemërtuar me emrin “Katedralja e Imazhit”.

“Ne jemi brenda një kishe që daton në vitet 1100, pra një nga kishat më të vjetra në Firence, dhe kështu vetë vendndodhja është një vlerë e shtuar për atë që do të bëjmë përmes projeksioneve.

Ne jemi në gjendje të projektojmë rreth 3000 metra katrorë, meqenëse madhësia e kishës na e lejon këtë, kemi lartësi që shkojnë deri në gati 20 metra” shprehet Fabio Vallana menaxher projekti.

Një udhëtim inovativ dixhital mbi Banksy që nis nga grafiti i tij i parë me  sfond politik mbi pabarazinë shoqërisë perëndimore dhe manipulimin e medias, deri te kontributi i tij në botën e muzikës.

E gjithë kjo mund të admirohet në Katedralen e mrekullueshme. Eksperienca digjitale  zgjat rreth 60 minuta. Biletat kushtojnë 15 euro./euronews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button