Banorët e Kisella Vodës dhe Karposhit sot pa energji elektrike
Për shkak të punimeve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot (29 qershor) pa energji elektrike do të mbeten pjesë të komunave Kisella Vodë dhe Karposh, njoftojnë nga EVN Maqedoni.
Nga ora 05:00 deri në 13:00, pa energji elektrike do të jenë banorët e rrugës “Gernika” nr. 8 dhe 10 në lagjen Draçevë, si dhe banorët e rrugës “Ivan Haxhinikolov” nr. 3 dhe 5, po ashtu në Draçevë, në Komunën e Kisella Vodës.
Ndërsa nga ora 09:00 deri në 13:00, ndërprerje të furnizimit me energji elektrike do të kenë banorët e rrugës “Vangel Dinu” dhe një pjesë e numrave tek në rrugën “Franc Preshern” në lagjen Vllae, në Komunën e Karposhit.
Nga EVN u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i planifikojnë me kohë aktivitetet e tyre, në përputhje me ndërprerjet e paralajmëruara








