Banorët e Straçincës kundërshtojnë ashpër hapjen e gurthyesit, mbetën të palëkundur në qëndrimin e tyre

Banorët e Straçincës kundërshtojnë ashpër hapjen e gurthyesit, mbetën të palëkundur në qëndrimin e tyre

Gazetar: Adnan Qaili

Banorët e Straçincës vazhdojnë të shprehin revoltën për hapjen e gurthyeses në afërsi të këtij fshati të Shkupit. Ata druajnë se do shemben shtëpitë e tyre nëse fillon me punë jo më larg se 400 metra vijë ajrore, për të cilën koncesionin e ka dhënë Ministria e Ekonomisë vite më parë. Kundër saj është shprehur dhe Komuna e Gazi Babës, e cila atë rajon e ka shpallur si zonë erozive, që nënkupton se mund lehtësisht të shembet masivi i gurëve apo rrëshqitja e dheut. Madje leje ekologjike B-integruese që duhet ta jep komuna, në këtë rast kompetencat i ka marr përsipër Ministria e Ekologjisë. Nga ky dikaster thonë se janë duke vepruar në bazë të ligjit dhe se do të kërkojnë kushte të posaçme të zbatimit të punimeve nga operatori që ka fituar koncesionin, në mënyrë që mos të dëmtohen banorët e asaj zone.

“Më vjen keq që e pash gjithë atë revoltë të banorëve. Unë garantoj çdo qytetarë, jo vetëm të atij fshati por çdo shtetasi tanë që Ministria Ekologjisë, personalisht edhe unë nuk vendosim nënshkrim në asnjë leje, e cila rrezikon çdo jetë të njeriut atje ku jetojnë por edhe të mjedisit jetësor. Ne aplikacionin e kemi dërguar në Ministri të Ekonomisë, Ministri të Shëndetësisë, gjithashtu kemi kërkuar mendim edhe nga Sektori i ujërave, sepse zonat erozive shpallen në bazë të Ligjit të ujërave. Të gjitha institucionet që përmenda, kanë dhënë përgjigje pozitive”, deklaroi Besa Tateshi, Udhëheqëse në Njësinë për dhënie të lejeve ekologjike.

Mbrëmë eskaloi situata në debatin jo formal publik që organizuan përfaqësuesit e Ministrisë së Ekologjisë me koncesionerin dhe me banorët e fshatit, të cilët nuk ishin dakord me konstatimet e autoriteteve. Nga Bashkësia lokale prezantuan dokumentet, që sipas tyre, dëshmon ndalimin me punë të kësaj guroreje, banorë të tjerë u përballën verbalisht me pronarin e kompanisë dhe përfaqësuesen e Ministrisë së Ekologjisë. Banorët thonë se hapja e gurores, punët me detonime do të dëmton shtëpitë e tyre dhe pluhuri do prish mushkëritë të mbjellat bujqësore.

“Mendimi i Komunës së gazi Babës, Kuvendit të Shkupit, i shkallës së dytë ku janë ankuar, të gjitha janë negativë, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim negativë. Fakulteti i Pylltarisë ka bë elaborat decid dhe e ka shpallë erozive kur ndodhi katastrofa e vitit 2016. Këshilli i Komunës e ka shpall zonë erozive dhe dikush si përfaqësuesit e Ekologjisë thonë se të gjitha këto që i përmenda unë nuk janë relevant por ato janë kryesorët nëse e japin lejen ose jo. Revolti i qytetarëve është me vend se këtu në qoftë se ajo bëhet nuk ka më jetesë”, tha Adnan Ajrullahu, Bashkësia Lokale e fshati Straçincë.

Institucionet këtë vit prolonguan punimet e bashkimit koncesioneve për minierën Illovica-Shtuka në Strumicë pas reagimeve të shumta të banorëve të atyre zonave. Nëse nuk anulohet koncesioni në Straçincë, rreth 1 mijë banorë të këtij fshati thonë se do të detyrohen ta ndalojnë ose të shpërngulen plotësisht nga ato vendbanime.

“Ne duhet të shpërngulemi prej këtu, përse, që të përfitoj nji ose dy. Le të gjej mënyrë tjetër, le të gjej minierë tjetër, aty ku I përshtatet le të fitoj para mirëpo neve mos të na e prish qetësinë. Për shkak të qetësisë ne kemi qëndruar në këto fshatra. Çfarë i duhet këtij fshati nëse fillon të minohet, atëherë duhet të shpërngulemi nga Vinishi, Cresheva”.

Një provë me mina për shkërmoqjen e kodrës është bërë në vitin 2018, ku banorët thonë se u bë shkak për plasaritjen e mureve të disa shtëpive në fshatin Straçincë. Ri aktualizimin e kësaj çështje pas 5 vitesh nuk e ndaloi as refuzimi i ankesës së koncesionerit nga Komisioni Shtetëror për vendimmarrje në shkallë të dytë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button