Barack Obama hodhi përfundimisht spekulimet për divorc, i dedikon urimin e ëmbël bashkëshortes së tij për Ditën e Nënës
Barack Obama hodhi përfundimisht spekulimet për divorc, i dedikon urimin e ëmbël bashkëshortes së tij për Ditën e Nënës

Ish-presidenti amerikan Barack Obama, hodhi përfundimisht spekulimet për divorc pas postimit të ëmbël që i bëri bashkëshortes së tij Michelle për Ditën e Nënës.
“Gëzuar Ditën e Nënës për të gjitha nënat dhe figurat amësore të jashtëzakonshme!”, shkroi ish-presidenti të dielën në platformën X, bashkë me një foto të Michelle me dy vajzat e tyre, Malia, 26 vjeç, dhe Sasha, 23 vjeç.
“Michelle Obama, unë dhe vajzat jemi me shumë fat që të kemi në jetën tonë. Të duam”, përfundoi ai në postimin e tij.
Barack Obama, e publikoi këtë mesazh të përzemërt pas spekulimeve për një ndarje mes tij dhe Michelle, të cilat u shtuan pas mungesës së saj në disa ngjarje politike, përfshirë ceremoninë mortore të Presidentit Jimmy Carter në janar.
Në të njëjtin muaj, ish-Zonja e Parë nuk mori pjesë as në inaugurimin e dytë të Presidentit Donald Trump.
Michelle, 61 vjeçe, e shpjegoi mungesën e saj në ceremoninë e Trump gjatë një paraqitjeje në podcastin “Diary of a CEO” më herët këtë muaj.
“Njerëzit nuk mund ta besonin që unë po thosha jo për ndonjë arsye tjetër”, tha ajo. “Ata duhej të supozonin se martesa ime po shkatërrohej”.
Nëna e dy fëmijëve shpjegoi se ajo po merrte vendimin e duhur për veten, pasi kishte marrë pjesë në inaugurimin e parë të Trump në vitin 2017.
“M’u desh gjithë forca që të mos bëja atë që perceptohej si gjëja e duhur, por të bëja atë që ishte e duhura për mua,” vazhdoi ajo. “Kjo ishte një gjë e vështirë për mua”.