Barazimi i “shtrenjtë” në Napoli, Milani humb dy mbrojtës

Milani mori një barazim spektakolar 2-2 në transfertën ndaj Napolit mbrëmjen e të dielës, por kostoja e paguar nga “kuqezinjtë” ka qenë vërtetë e lartë. Kjo pasi tre nga 5 zëvendësimet e kryera nga Pioli, ishin të detyruara, me Kalulun, Pulishiç dhe Pelegrinon që lanë fushën e lojës për shkak të dëmtimëve.

Pas kryerjes së ekzaminimevetë detajuara, tekniku kuqzi ka marrë lajmet e mira nga sulmuesi amerikan, që ka pasur një lodhje të lehtë muskulore dhe mund tërikthehet në fushë që në fundjavë në kampionat. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për dy mbrojtësit, teksa Pellegrino do të mungojë disa javë, ndërsa situata e Kalulu paraqitet akoma më e rëndë. Mbrojtësi francez ka dëmtuar tendinën dhe në ditët e ardhshme do të vlerësohet edhe një ndërhyrje kirurgjikale, e cila nëse nuk shmanget, do ta mbajë largu fushave për të paktën 4 muaj.

Në këtë situatë, Milani e sheh veten në vështirësi në prapavijë, aty ku pësoi dëmtim para ndeshjes me Napolin edhe veterani danez Kjaer, teksa të gatshëm janë vetëm dy titullarët Tiav dhe Tomori.

LEXO EDHE:

Back to top button