Barca gjen zëvëndësimin, në rast se nuk vjen Levandovski

Barcelona mund të tentojë që ta rikthejë sulmuesin Luis Suarez, në rast se dështon që të nënshkruajë me Robert Levandovskin në këtë verë. Ndonëse polaku është i gatshëm që të largohet nga “Allianz Arena” dhe nuk e ka refuzuar asnjëherë një kalim te “blaugranat”, bavarezët ende nuk janë duke hequr dorë nga lojtari.

Në rast nënshkrimi, katalunasit do ta siguronin uruguajanin me parametra zero, pasi sulmuesi është pa kontratë aktualisht. Për Suarez është i interesuar edhe River Plejt, andaj mbetet në dëshirën e lojtarit se ku dëshiron të luajë në të ardhmen.

LEXO EDHE:

Back to top button