Barca, nga fitorja e sigurt deri jashtë garës për titull

Skuadra e Levantes ka arritur që të marrë një pikë ndaj Barcelonës në shtëpinë e tyre, duke barazuar 3-3. Lionel Mesi hapi serinë e golave, duke shënuar një gol shumë të mirë në minutën e 25-të. Pedri shënoi në portën e zbrazët në pjesën e parë, pas një asistimit të Ousmane Dembele.

Mirëpo, në pjesën e dytë skuadra e Levante u ‘zgjua’ nga gjumi duke shënuar 2 gola për 3 minuta. Dembele edhe një herë tjetër u tregua vendimtar, duke rikthyer epërsinë e klubit, e cila nuk zgjati shumë.

Serhio Leon i dha epilogun përfundimtar duke shënuar për 3-3 dhe kësisoj duke e larguar nga gara për titull skuadrën e Barcelonës.

LEXO EDHE:

Back to top button