Barca përdor Pjaniçin për të afruar boshnjakun Ahmed’hoxhiç?!

Miralem Pjanic ka rezultuar të jetë një nga blerjet më të diskutuara të Barcelona-s verën e kaluar. Në këmbim të tij, Barça i ka dhënë Juventus-it, brazilianin Artur, i cili ka zhgënjyer gjithashtu në Torino. Në Barcelonë e kanë etiketuar këtë operacion si më të keqin e 20 viteve të fundit.
Megjithatë, Pjaniç mund t’i bëjë një dhuratë klubit katalanas. Sipas “Don Balon”, Pjaniç mund të bind bashkëkombësin qendërmbrojtësin 22 vjeçar Anel Ahmedhodzic që të veshë fanellën e Barçës. Ky i fundit është një nga mbrojtësit më të kërkuar të Europës dhe ndiqet nga skuadra si Bajern Munihu, Borusia Dortmund, Çellsu dhe Paris Sen Zhermeni.