Barcelona asesi të këndjellët, sërisht pëson disfatë

Skuadra e Barcelonës është mposhtur nga Rajo Valejkano me rezultat 1-0.  Ekipi i drejtuar nga Ronald Kuman ishte më këmbëngulës në fillim dhe kishte më shumë mundësi shënimi. Megjithatë, përkundër rasteve dhe posedimit të topit Barça nuk arriti të gjente golin e epërsisë. Vendasit arritën të kalojnë në epërsi me golin e Radamel Falcaos në min e 29′.

Në pjesën e dytë Barcelona ishte akoma më sulmuese në tentim të gjejë golin e barazimit. Rastin më të mirë në këtë pjesë e pati Memfis Depaj që dështoi të shënonte nga penalltia në min e 72′. Edhe në vazhdim “Blaugranët” mundoheshin të realizonin, por pa sukses dhe kështu pësojnë humbjen e radhës me rezultat 1-0.

Pas kësaj disfate Barcelona mbetet në koutën e 15 pikë në vendin e nëntë, ndërsa Rajo Valejkano ka 19 pikë në vendin e pestë.

LEXO EDHE:

Back to top button