Barcelona, bëhen ekipi i parë në Ligën e Kampionëve që…

Barcelona e Hansi Flik arriti një fitore historike në Ligën e Kampionëve ndaj Benfikës me rezultatin 4 me 5. Edhe pse ishin duke u mposhtur me rezultatin 4 me 2 deri në minutën e 75-të, katalanasit gjetën forcën për të kthyer gjithçka në favorin e tyre, duke shënuar 3 gola.
Në këtë mënyrë ata janë bërë ekipi i parë udhëtues në historinë e Ligës së Kampionëve që edhe pse në disavantazh të dy golave deri në minutën e 75, arrijnë të përmbysin rezultatin dhe të fitojnë në fund.
Asnjë skuadër më parë nuk ka mundur të bëjë një përmbysje të tillë në transfertë.