Barcelona “blindon” mbrojtësin e krahut të majtë

Mungon vetëm zyrtarizmi, por mbrojtësi i krahut të majtë Alejandro Balde ka rinovuar kontratën deri në vitin 2027 me ekipin e Barcelona. Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja katalanase “Sport”.

Balde ka një kontratë deri në vitin 2024 me skuadrën “blaugrana”, ndaj palët kishin nisur bisedimet për ta shtyrë atë. Dhe bisedimet kanë qenë të mira, pasi palët kanë rënë dakord për ta shtyrë kontratën edhe me 3 sezone të tjera. Mbrojtësi 19-vjecar konsiderohet si e ardhmja e klubit katalanas dhe këtë sezon, ai ka luajtur në 34 ndeshje në total me Barcelonën (23 në La Liga). Ky rinovim i kontratës do të shoqërohet edhe me një rrogë më të mirë.

Interesant fakti se rinovimi i kontratës shoqërohet gjithashtu edhe me një klauzolë të jashtëzakonshme për prishtjen e saj, 1 miliardë euro. Kjo tregon besimin që ka Çavi dhe Barcelona me lojtarin e talentuar.

LEXO EDHE:

Back to top button