Barcelona cakton trajnerin e përkohshëm

Barcelona ka zbuluar se trajneri Serhi Barjuan që ishte në ekipin B, do jetë për një kohë në krye të ekipit të parë. Klubi katalunas përmes një komunikate zyrtare konfirmoi se Barjuan do jetë në krye derisa të vjen pasuesi i Ronald Kumanit.

“Barcelona bën me dije se Sergi Barjuan, trajneri aktual i Barçës B, do të marrë provizorisht drejtimin teknik të ekipit të parë. Pozicioni i përkohshëm në stolin e ekipit të parë do të mbyllet sapo klubi të mbyllë punësimin e një trajneri të ri, pas shkarkimit të Ronald Kumanit”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, Çavi Hernandez, do jetë pasuesi i Kumanit, ngase ka arritur marrëveshje verbale me klubin dhe ka mbetur vetëm ndërprerja e kontratës me Al-Sadd.

LEXO EDHE:

Back to top button