VIDEO / Barcelona deklason Napolin, Renxhers eliminon Dortmundin

Barcelona shënoi një fitore bindëse në udhëtim te Napoli me 4-2,  për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Alba hapi serinë e golave duke shënuar pas vetëm tetë minutave pas një kundëraksioni të shpejtë, ku u asistua nga Adama Traore. Vetëm pesë minuta më vonë, Frenkie de Jong realizoi një eurogol nga distanca për t’i dhënë qetësinë mysafirëve (13′). Napoli u kundërpërgjigj përmes Lorenzo Insinje që shënoi nga pika e bardhë, penallti të cilën e fitoi Osimhen që u faullua nga Ter Stegen (23′). Por, Barcelona nuk bërë ndonjë gabim dhe ktheu epërsinë e dyfishtë në fundin e pjesës së parë përmes Zherard Pike (45′). Fitoren e Barcelonës e vulosi Pierre-Emerick Aubameyang me një gol të bukur pas asistimit të Traore (59′). E tëra që bëri Napoli ishte goli i dytë, njëkohësisht i fundit e shënoi Politano (87′).

Skuadra e Renxhersit kanë arritur të kualifikohen në çerekfinale duke eliminuar Borussia Dortmundin.

Pasi triumfuan në ndeshjen e parë si mysafir me rezultat 2:4, gjiganti skocez nxori një barazim në shtëpi (2:2), për t’u kualifikuar tutje. Tavernier i dha epërsinë vendasve pas 22 minutave duke shënuar nga pika e bardhë. Mesfushori i talentuar, Bellingham shënoi një gol të bukur nga afërsia për të rikthyer shpresat e mysafirëve (31′).

11 minuta më vonë, Malen pranoi një top të bukur nga Bellingham dhe vendosi Dortmundin për herë të parë në ndeshje në epërsi (42′). Rnxhersi u sigurua gjatë pjesës së dytë që të mos pësojnë ndonjë befasi, duke shënuar sërish përmes Tavernier (57′). Katër minuta më vonë, edhe Kent shënoi për vendasit, por që u anulua nga VAR-i për një faull në sulm.

Në përballjen në mes Zenitit dhe Betisit, nuk kishte gola dhe skuadra spanjolle shkon tutje falë fitores 3-2 në takimin e parë.

Skuadrat e kualifikuara për raundin e 1/8-ave në Liga Europa:

Sevilа, Porto, Аtalanta, RB Lајpzig, Barcelona, Betis, Renxhers, Braga/Sheriff Tiraspol?

LEXO EDHE:

Back to top button