Barcelona drejt Pragës pa katër yje
Hansi Flik njoftoi skuadrën e tij të martën në mëngjes për ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve në Pragë kundër Slavia Pragës.
Lamine Jamal është i pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë të grumbulluar, Ferran Torres është jashtë për shkak të një dëmtimi muskulor, Kanselo nuk është i kualifikuar për këtë fazë të garës dhe Ter Stegen po finalizon transferimin e tij në formë huazimi te Xhirona
Në listë kthehet Rafinja, që mungoi në ndeshjen ndaj Real Sosiedad./Indeksonline/









