Barcelona e befasuar, Kanselo ka probleme me zemrën?

Barcelona hoqi nga lista Zhoao Kanselon për ndeshjen kundër Atletiko Madridit, duke çuditur disi tifozët. Klubi nuk konfirmoi ndonjë dëmtim të asnjë lloji, por kuptohej se lojtari vuante nga ndonjë shqetësim. Megjithatë, pas fitores 0-3 të Barçës, Fermin Lopez e nisi konferencën e tij për shtyp duke thënë se ia dedikon fitoren Zhoao Kanselos, i cili po kalon një moment të vështirë personalisht.

Më vonë, u zbulua se Kanselo nuk u largua nga lista e skuadrës për shkak të ndonjë dëmtimi, por për shkak të një situate personale. Në fakt, në bazë të asaj që shkruajnë mediat, mendohet se mbrojtësi anësor mund të ketë probleme me zemrën.

Një i afërm i Kanselos ka të njëjtin problem dhe katalanasit duan të sigurohen se nuk kemi të bëjmë me diçka të trashëguar. Megjithatë, siç rezulton, zemra e Kanselos funksionon mirë, sipas “Mundo Deportivo”. Ai ka marrë dritën jeshile nga mjekësia për të luajtur dhe do t’i bashkohet kombëtares portugeze!

LEXO EDHE:

Back to top button