Barcelona e bindur se Messi do të pranojë kushtet e kontratës

Barcelona i ka bërë një ofertë zyrtare sulmuesit të PSG-së, Lionel Messi. “Diario Sport”, pretendon se klubi katalanas prej kohësh ia ka përcjellë ofertën argjentinasit 35-vjeçar. Sipas burimit, paga e Messit duhet të jetë 25 milionë euro në vit, ndërsa kontrata do të jetë për një sezon. Sipas një burimi, Barcelona ka besim se Messi do të nënshkruajë një kontratë dhe do të rikthehet në klub.

Këtë sezon, sulmuesi ka shënuar 20 gola dhe 19 asistime në 38 ndeshje, duke marrë parasysh të gjitha garat. Kontrata e Messit me PSZH-në skadon këtë verë.

Nejmar dëshiron të luajë sërish për Barcelonën

Më herët u bë e ditur se braziliani Nejmar vendosi të largohej nga PSZH pas përfundimit të sezonit aktual. Kryesia e parizienëve, sipas zërave të shumtë, është e interesuar të shesë lojtarin 31-vjeçar, i cili aktualisht po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi.

Sipas gazetarit Toni Juanmarti, vet Nejmari do të dëshironte të rikthehej te Barcelona. Atij i mungon klubi katalanas dhe është në marrëdhënie të mira me disa prej përfaqësuesve të tij, por ai e kupton që një transferim nuk ka gjasa. Presidenti i Barcelonës Joan Laporta nuk po mendon për një transferim të tillë.

LEXO EDHE:

Back to top button