Barcelona e Boka Juniors, sfidë për “Kupën e Maradonës”

Skuadrat e Barcelonës dhe Boka Juniors ka rënë dakord që të zhvillojnë një ndeshje spektakolare, në nder të legjendës së ndjerë argjentinase Diego Armando Maradona. Gjigantët spanjollë dhe argjentinas shpresojnë të fillojnë një traditë, e cila me kalimin e kohës do të mban emrin e “Kupës së Maradonës”. Dueli mes dy skuadrave është planifikuar të zhvillohet më 14 dhjetor dhe i njëjti do të luhet në Riad të Arabisë Saudite.

Kujtojmë se legjenda e futbollit botëror, një nga lojtarët më të mirë në histori, ndrroi jetë më 25 nëntor të vitit të kaluar. Në karrierën e tij ai ishte i famshëm në dy kontinente, Evropë dhe Amerikën e Jugut. Ai e filloi karrierën e tij në Argentinos Juniors, e më pas përmes Boka Juniorsit, arriti në Barcelonë, ku qëndroi nga viti 1982 deri në 1984. Maradona më pas vazhdoi te Napoli, ku u bë i famshëm në skuadrën italiane dhe u kthye në Boka Juaniors, përmes Seviljas dhe Nju Old Bojs.

LEXO EDHE:

Back to top button