Barcelona e Totenhami në “gjah” pas trajnerit gjerman

Gazetari i njohur spanjol, që njëh mjaft mirë situatën te Barcelona, Zherard Romero, ka dhënë një azhornim të rëndësishëm sa i përket të ardhmes së stolit të katalanasve.

Duke qenë se Ronald Kuman do të largohet pas ndeshjes së fundit dhe duhet të nis revolucioni, sipas tij, Barcelona dhe presidenti Laporta janë duke bërë tenativat e fundit dhe madje zyrtare, për të arritur te Hansi Flik, i cili është kandidati numër “1” për të marrë stolin!

Por, sipas gazetarit, firma po vonon ende dhe kjo i lejon Barcelona-s të futet në garë. Ndërkohë, në Angli janë të bindur se edhe pronari i Tottenham, Levi, ka hyrë në negociata për trajnerin gjerman.

LEXO EDHE:

Back to top button