Barcelona gjen zëvëndësimin e Busketsit te Xhirona

Largimi i “veteranit”, Serhio Buskets drejt Inter Majamit në Kampionatin amerikan të futbollit, MLS, la një “boshllëk” të madh më mesfushën e “katalanasve” të Barcelona-s, mirëpo këta të fundit duket se e kanë gjetur më në fund zëvendësuesin e 34-vjeçarit.

Barcelona ka arritur akordin me mesfushorin e spanjollëve të Xhirona-s, Oriol Romeu, me këtë të fundit që pritet t’i kushtojë kampionëve “blaugrana”, rreth 8 milionë euro, pa llogaritur këtu bonuset.

Për mesfushorin 31-vjeçar kalimi te Barça do të jetë një rikthim, teksa gjithçka e ka nisur nga “katalanasit”. Më tej në karrierën e tij, Romeu ka luajtur me ekipe si Çellsi, Shtutgart, Valencia, Sautemptoni dhe së fundmi, Xhirona.

LEXO EDHE:

Back to top button