Barcelona huazon Julian Arauhon nga LA Galaksi

Barcelona mund të përfundojë një transferim përpara afatit të janarit, pasi ata po kërkojnë mbrojtësin e LA Galaxy, Julian Arauho. Trajneri Çavi ka deklaruar më parë se është i lumtur me skuadrën aktuale, në kontekstin e ardhjeve në janar, pavarësisht se humbi Memfis Depaj në Atletico Madrid dhe Ousmane Dembelen për shkak të lëndimit.

Megjithatë, ish-reprezentuesi spanjoll po kërkon të sigurojë opsione në krahun e majtë të mbrojtjes, si në afat të shkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë, në “Kamp Nou”. Hektor Bellerin dhe Zhordi Alba mund të jenë në largim këtë verë dhe meksikani Arauho do të sfidonte Alehandro Balden, si pasardhësin e Albas në krahun e majtë.

Sipas raportimeve nga “Relevo”, Barcelona po shtyn të sigurojë një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit, për 21-vjeçarin, me një klauzolë blerjeje verore të përfshirë. Arauho është vendosur të regjistrohet si një lojtar i ekipit B, për të shmangur problemet në lidhje me kontratën e tij si lojtar i ekipit të parë.

LEXO EDHE:

Back to top button