Barcelona humb edhe një yll tjetër për sfidën me Napolin

Problemet për Barcelonën nuk kanë të ndalur, pasi që në listën e të lënduarëve shtohet edhe Ferran Torresi. Ky i fundit, nuk u bashkua me ekipin për stërvitje, pavarësisht se Çavi ditë më parë kishte thënë se po llogariste tek ai.

Lojtari kishte disa probleme që e kanë vonuar rikthimin e tij në ekip. Në këtë mënyrë ai praktikisht përjashtohet për ndeshjen e kësaj të marte ndaj Napolit.

Barcelona do luajë nesër ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit dhe do synojë që të fitojë ndeshjen, pas barazimit në ndeshjen e parë. /IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button