Barcelona humb rastin e artë, pëson disfatë në “Nou Kamp”

Barcelona pësoi disfatë në përballjen me Granadën në Nou Kamp, pra rezultatit 1-2. Mesi i dha avantazhin skuadrës në min 24’ ku pas një aksioni të mirë, shfrytëzoi një asistim nga Antoan Griemzanit. Në pjesën e dytë, Granada befasoi me lojën e shfaqur në fushë. Fillimisht, Machis shënoi gol në min 63’ për të barazuar rezultatin në 1-1. Por, trajneri i Barceloëns, Ronald Kuman u ankua për autin e Granadas, gjë që shkaktoi reagim nga gjyqtari i ndeshjes, Fuertes.

Granada nuk u ndal me kaq, pasi ishte futbollisti Molina i cili shënoi gol në min 78′ për ti dhënë avantazhin skuadrës së tij.

 

 

Barcelona humbi një mundësi të artë për të dalë në vendin e parë në La Liga. Tani “Blaugranët” qëndrojnë në vendin e tretë ne 71 pikë, poaq sa Reali dhe dy më pak se Atletiko Madrid.

LEXO EDHE:

Back to top button