Barcelona inspirohet nga Mesi, mund Valadolidin

Barcelona ka arkëtuar pikët e plota duke mposhtur Valladolidin në transfertë. Skuadra e Ronald Kumanit fitoi me rezultat bindës 0- 3, ndërsa golin e parë e shënoi Klement Lengle, pas asistimit të Lionel Mesit.

Ishte Martin Brajtvajt që dyfishojë shifrat, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushimet, ndërsa fitoren e katalunasve e vulosi Lionel Mesi, pas asistimit të Pedrit.

Me këtë fitore, Barcelona ngritet në pozitën e pestë me 24 pikë, derisa Valladolid qëndron në vendin e 18-të me 14 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button