Barcelona ka zgjidhje afatgjate për zëvëndësuesin e Mark Andre Ter Stegen

Barcelona tashmë ka identifikuar zëvendësuesin e tyre afatgjatë për Mark-Andre Ter Stegen sipas raportimeve të fundit. Gjiganti i La Ligas ka qenë i detyruar që të bëjë një blerje emergjente pasi portieri Ter Stegen pësoi një këputje të ligamentit gjatë fitores ndaj Villarrealit të dielën.

Me reprezentuesin gjerman që i është nënshtruar operimit dhe pritet të mbetet për shumë muaj jashtë fushave, Barcelona ka vendosur që ta transferojë Vojçiech Shçezni në një marrëveshje të përkohshme.

Sidoqoftë, drejtuesit e klubit kanë menduar edhe për të ardhmen teksa gazetari Fernando Polo ka pretenduar se ekipi i Hansi Flikut ka identifikuar portugezin Diogo Kosta si zëvendësues afatgjatë të gjermanit.

Kosta ka qenë shumë i lidhur me një transferim tek Manchester United në të kaluarën, ndërsa tani thuhet se pjesëtarë të rëndësishëm të bordit të Barcelonës e konsiderojnë atë si prioritet për verën e ardhshme. Në konferencën për shtyp pas fitores 1-0 ndaj Getafes mbrëmjen e së mërkures, Hansi Flick ishte pyetur për transferimin e një portieri të ri.

“Unë do të flas vetëm për lojtarët që i kam. Inaki (Pena) është portieri ynë i parë dhe ne jemi shumë të lumtur me të. Kjo është e tëra çfarë mund të them”, ka thënë tekniku gjerman.

LEXO EDHE:

Back to top button