Barcelona “kënaq” kërkesat e Frenk Kesit, transferimi në verë

Barcelona ka gjetur rrugën e duhur për të siguruar Frenk Kesin nga Milani, pasi që këtij të fundit i skadon marrëveshja me skuadrën italiane në qershor.

Barcelona ka tentuar të arrijnë marrëveshje prej muajsh dhe nuk e kishin arritur, por tani thuhet se ata kanë rritur ofertën për pagën e tij. Propozimi i fundit është rreth 6.5 milionë euro në vit dhe Kesie duket i kënaqur. Tashmë pritet transferimi i tij në “Camp Nou” të ndodh gjatë verës.

Kesi po cilësohet si një mesfushor ndryshe nga ata që janë te Barcelona dhe ardhja e tij do e ndihmonte shumë Çavin.

LEXO EDHE:

Back to top button