Barcelona kërkon 2 mbrojtës dhe një sulmues në merkaton e janarit
Barcelona po fillon të shqyrtojë lëvizjet e saj të ardhshme përpara fillimit të merkatos së dimrit. Sipas “Fichajes”, klubi “blaugrana” po kërkon përforcime mbrojtëse dhe tashmë ka paraqitur një ofertë për Daniel Munjoz të Kristall Pallasit.
Katalanasit thuhet se kanë ofruar 30 milionë euro. Kontrata e mbrojtësit kolumbian me Pallasin skadon në vitin 2028. Por ai nuk është përforcimi i vetëm, pasi trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, i ka kërkuar klubit të përpiqet të nënshkruajë Gonçalo Inasio.
Kontrata e qendërmbrojtësit të Sporting Lisbon skadon në vitin 2027, por për lojtarin janë interesuar edhe Man. Siti, Man. Junajted, Bajern dhe Liverpulli. Për klubin portugez, Inasio ka bërë 226 paraqitje, duke shënuar 21 gola dhe duke dhënë 14 asiste.
Në sulm, Barcelona kërkon Eta Ejong, që po zhvillon një sezon me shifra mbresëlënëse me Levante (4 gola në 5 ndeshje). Klubi katalanas synonte ta merrte lojtarin që verën e kaluar, por transferimi dështoi për shkak problem financiare.
Laporta mund të bëjë një tjetër përpjekje në afatin kalimtar të janarit, e bindur në dëshirën e lojtarit për të nënshkruar me një klub të nivelit të lartë dhe më pas për ta përfunduar sezonin si i huazuar te Levante.







