Barcelona kërkon mesfushorin me eksperiencë te Viljareali

Pasi dështoi në transferimin e mesfushorit kroat Marselo Brozoviç, skuadra e Barcelonës i është rikthyer objektivit të parë për sa i përket mesfushës. Bëhet fjalë për mesfushorin 34-vjeçar spanjoll Dani Pareho, që luan me Viljarealin.
Një lojtar me shumë përvojë në La Liga, ndaj Pareho konsiderohet si një përforcim me shumë vlera për skuadrën katalanase. Një transferim që nuk do t’i kushtonte shumë skuadrës së Barcelona. Pareho ka ende edhe një vit kontratë me Vijlarealin, ndërkohë që kostoja e kartonit të tij është rreth 6-7 milionë euro. Sipas “Jijantes”, skuadra katalanase i ofron një kontratë 1-vjeçare me opsion për një vit tjetër.
Për momentin lojtari nuk ka kthyer përgjigje, por duket se transferimi te Barcelona është opsioni më i mirë për Dani Pareho-n. Sezonin e fundit ai luajti në 37 nga 38 ndeshjet e La Liga, duke realizuar edhe 3 gola.