Barcelona kërkon që të aktivizojë klauzolën liruese të Niko Uiliamsit

Barcelona thuhet se është e interesuar ta kompletojë transferimin e sulmuesit anësor, Niko Uilliams, nga Atletik Bilbao këtë verë. Sipas Fabrizio Romanos, Barcelona ka vendosur të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 58 milionë eurosh.

Kështu, klubi katalunas ka marrë në dorë frenat e favoritit për nënshkrimin e lojtarit këtë verë. Megjithatë, blaugranët do të duhet të zhvillojnë disa raunde të tjera bisedimesh me agjentin e Niko Uilliamsit.

Marrëveshja nuk ka avancuar ende, por Barça po përpiqet që ajo të ndodhë. Ndryshe, Niko Uiliams shënoi 11 gola dhe dha shtatë asiste në 45 paraqitje për Atletik Bilbaon, sezonin e kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button