Barcelona kërkon të blindojë talentin e saj deri në vitin 2030

Marc Guiu është ndër surprizat e sezonit të Barcelonës. Sulmuesi i ri i Blaugranas përfundoi në rotacionet e Çavi Hernandez, i cili e përdori shpesh në këtë pjesë të parë të sezonit, ku futbollisti i datelindjes 2006 gjeti golin si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Me kontratën e tij që skadon në vitin 2025, klubi blaugrana tani dëshiron të sigurojë talentin katalanas, siç raporton “Onda Cero”.
Sipas ideve të Barcelonës, Guiu do të jetë i mbyllur deri në vitin 2030, me një kontratë edhe për pesë vite të tjera në krahasim me afatin aktual. Pasi mbërriti në Barcelonë në moshën 7-vjeçare, e ardhmja e Guiu mund të jetë ende e mbushur me blaugrana.