Barcelona kërkon të mbajë 2 portugezët dhe të firmos me një brazilian tjetër

Skuadra e Barcelonës ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës së të ardhmes. Sipas “Mundo Deportivo” dy janë prioritet e ekipit katalanas: Blerja 100 e kartonit të Joao Cancelo e Joao Felix si dhe afrimi i talentit brazilian Vitor Roque.

Joao Cancelo ka ardhur në formë huazimi nga Manchester City, ndërsa Joao Felix luan me skuadrën “blaugrana” me të njëjtën formë, i huazuar nga Atletico Madrid. Të dy këta futbollistë kanë bindur klubin, tifozët e trajnerit Xavi për t’i mbajtur, ndaj do të punohet për blerjen 100% të kartonit.

Natyrisht që nuk ka për të qenë e lehtë, pasi kostoja e tyre është e lartë, sidomos e Joao Felix dhe klubi duhet të respektojë “fair play financiar”. Për sa i përket talentit 19-vjeçar brazilian Vitor Roque, situata është ndryshe.

Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2027 me Athletico Paranaense dhe kushton rreth 30 milionë euro. Gjithsesi, Barcelona është gati t’i shpenzojë ato parà për talentin që luan edhe me kombëtaren e vendit të tij.

LEXO EDHE:

Back to top button