Barcelona kërkon uljen e rrogës, ylli i futbollit ka oferta jashtë Spanjës

E ardhmja e sulmuesit 20-vjeçar spanoll Ansu Fati të Barcelona është në dilemë. Lojtari është aktivizuar shumë pak nga trajneri Xavi, ndaj dhe palët kanë patur një takim për të sqaruar situatën.
Sipas “Jijantes”, në takim kanë qenë Mateu Alemany, Zhord Krojf dhe Bori Fati, babai i sulmuesit spanjoll. Duket se palët kanë sqaruar situatën, ndërkohë që lojtari ka një kontratë deri në vitin 2027 me katalanasit.
Babai i lojtarit ka sqaruar klubin se ofertat ndaj djaloshit spanjoll nuk mungojnë, ndaj Ansu Fati mund të gjejë një ekip tjetër. Ai mund të huazohet edhe pse kjo do të jetë e vështirë, pasi ai paguhet 12 milionë euro në sezon, një shumë relativisht e lartë.
Duket se klubi i ka kërkuar babait të lojtarit një ulje të rrogës, duke parë vështirësitë financiare, për të lehtësuar edhe një transferim të mundshëm të tij. Nga talenti spanjoll pritej më shumë, por ai është aktivizuar me hope nga trajneri Çavi.