Barcelona, konfirmon mungesën e Koutinjos

Barcelona ka konfirmuar lëndimin e mesfushorit Filipe Koutinjo. Braziliani u lëndua në barazimin kundër Eibarit 1-1. Koutinjo ka pësuar lëndim në pjesën e jashtme të gjurit të majtë, andaj do t’i bëhet një ndërhyrje artoskopike.

“Testet e bëra tregojnë se Filipe Koutinjo ka dëmtuar pjesën e jashtme të gjurit të majtë. Trajtimi i dëmtimi do t’i kërkojë një ndërhyrje artroskopike që do kryhet në ditët në vijim”, thuhet në komunikatën e skuadrës katalonase.

Këtë edicion, mesfushori brazilian ka zhvilluar 14 ndeshje, duke shënuar tri herë dhe duke dhuruar dy asiste.

LEXO EDHE:

Back to top button