Barcelona kyçet në garën për sulmuesin e Borusia Dortmundit

Sulmuesi gjerman kishte shumë oferta edhe në verë, por megjithatë ato u refuzuan nga Borusia Dortmund. Çellsi, Juventus, Milan, Roma dhe Liverpulli ishin klubet që kishin shprehur interesim për transferimin e Adejemit.
E së fundmi në garë për anësorin gjerman janë futur edhe gjigantët e La Ligas, Barcelona. Sipas asaj që ka njoftuar “El Nacional”, bëhet fjalë për një propozim që katalunasit i kanë bërë Borusia Dortmundit, duke i ofruar shërbimet e Ferran Torres për të marrë Adejemin.
Në fakt Barcelona është gati që përveç Ferran Torres të ofrojë edhe 15 milionë euro për të arritur te reprezentuesi gjerman.
Drejtuesit e Dortmund janë duke e vlerësuar këtë ofertë dhe priten negociata të reja mes dy klubeve