Barcelona me emra të rinj për garat në Ligën Evropa

Pas një sezoni zhgënjyes në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në gjysmën e parë të sezonit, Barcelona tani duhet të përgatitet për jetën në Ligën e Evropës.

Skuadra e Çavi Hernandez është një nga favoritët për të fituar trofeun, por përballet me sfiduesit e tyre më të mëdhenj në 32 të fundit. Man. Junajtedi i Erik ten Haag do të jetë kundërshtari i tyre, me ndeshjen e parë në “Kamp Nou” më 16 shkurt.

Barcelona ka finalizuar skuadrën e saj në Ligën e Evropës përpara ndeshjes dhe janë bërë disa ndryshime në minutën e fundit. “Sport” raporton se Çadi Riad është shtuar në listën “A” të Barçës për skuadrën, në të cilën Zherard Pike dhe Memfis Depay nuk janë më të përfshirë për shkak të largimeve të tyre përkatëse nga klubi. Mbrojtësi i ri maroken do të jetë një tjetër opsion për Xavin pasi synon suksesin evropian këtë sezon. Skuadrës i janë shtuar edhe dy të rinj, ndonëse në listën “B”. Anhel Alarkon, i cili është përfshirë në skuadrën e parë kohët e fundit për shkak të largimit të Depajt, dhe Aleix Garrido janë përfshirë dhe mund të përfshihen kundër Man United në 12 ditë.

LEXO EDHE:

Back to top button