Barcelona me marrëveshje speciale dërgon Vitor Roke në klubin e La Ligës

Skuadra e Barcelonës më në fund po e heq qafe sulmuesin brazilian Vitor Roke. Talenti i madh brazilian iu bashkua katalunasve në janar të këtij viti, por ai nuk ka bindur në asnjë moment.

Kjo ka bërë që klubi ta nxjerr në listën e transferimeve dhe duket se skuadra e re e Rokes do të jetë sërish në La Liga, Real Betis. “Mundo Deportivo” ka raportuar se Barcelona dhe Betis janë në fazën përfundimtare për të gjetur një marrëveshje për huazimin e Rokes.

Është një marrëveshje speciale mes dy klubeve që kanë marrëdhënie të shkëlqyera mes vete. Betis do ta huazoj lojtarin për një sezon dhe do të ketë të detyrueshme blerjen e 50 për qind të kartonit të tij për një shumë prej 15 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button