Barcelona mundi Atletikon, Feliks vendos derbin në Spanjë

Gjiganti katalunas Barcelona e ka fituar derbin ndaj Atletiko Madridit me rezultat 1-0 që u zhvillua në kuadër të javës së 15-të në La Liga. Në minutën e 28-të, Zhoao Feliks që është në huazim te klubi katalanas, ndëshkoi skuadrën e tij Atletiko Madridin, për rezultatin 1-0 dhe festoi golin duke hipur mbi pjesën e reklamave rreth fushës.

Në minutën e 81-të, Memfis Depaj lëshoi një goditje të fuqishme, por Pena ishte sërish në vendin e duhur. Pas javës së 15-të, Barcelona gjendet në vendin e tretë me 34 pikë, katër më pak se Real Madridi dhe Xhirona. Në xhiron e 16-të takohet pikërisht me këta të fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button