Barcelona nis bisedimet për të marë gjeorgjianin e Napolit

Barcelona dëshiron të nënshkruajë me një sulmues anësor të majtë këtë verë, megjithëse kjo do të varet nga sa para ka në dispozicion drejtori sportiv Deko. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar ata të avancojnë drejt nënshkrimit të tyre “ëndërr” në këtë pozicion, që është ylli i Napolit dhe Gjeorgjisë, Khviça Kvaratskhelia.

Sipas “Diario AS”, Barcelona ka qenë në bisedime me Napolin gjatë dy javëve të fundit në lidhje me Kvaratskhelia, i cili thuhet se është nën ofertë kontrate nga napolitanët. Vlen të theksohet se babai dhe agjenti i 23-vjeçarit janë të dy tifozë të gjigantëve katalunas, edhe pse vetë ‘Kvara’ është një mbështetës i Real Madridit.

Problemi për Barcelonën është se Kvaratshkelia do të ishte tepër i shtrenjtë, dhe ndoshta shumë për ta në gjendjen e tyre aktuale financiare. Napoli e sheh atë si fytyrën e skuadrës së tyre për sezonin e ardhshëm, dhe me Viktor Osimhen që shkon drejt largimit, ata do të kishin pak interes të linin dy yjet më të mëdha të largohen brenda një afati kalimtar.

Megjithatë, nëse bisedimet për kontratën nuk shkojnë pa probleme, mund të ketë një shans për Blaugranët.

LEXO EDHE:

Back to top button