Barcelona nuk gabon si skuadrat nga Madridi

Barcelona nuk ka gabuar si Atletiko Madridi dhe Real Madridi, duke u kualifikuar në rrethin tjetër të Kupës në Spanjë. Katalunasve iu deshën plotë 120 minuta që të sigurojnë kualifikimin tutje kundër skuadrës së divizionit të tretë, Kornella. Barcelona humbi dy mundësi të arta nga pika e bardhë. Së pari ishte Miralem Pjaniç që dështoi (38’) dhe pastaj Ousmane Dembele (80′). Në kohën shtesë Dembele hapi rezultatin me një super gol nga distanca, ndërsa fitoren e siguroi Braituajt (120+2). Kujtojmë se kjo skuadër e Kornella-s , në raundin paraprak eliminoi Atletiko Madridin.

LEXO EDHE:

Back to top button