Barcelona nuk lëviz, Arsenali afrohet Rafinja-s

Rafinja është objektivi i Barcelonës gjatë kësaj merkatoje, pasi katalanasit e shikojnë brazilianin si zëvendësuesin ideal të Ousmane Dembele, me këtë të fundit që është në një udhëkryq. Për lojtarin e Lids Junajtedit ka shfaqur interes edhe Arsenal, me Mikel Artetën që pëlqen shumë cilësitë e Rafinja-s.

Sipas the “Goal” raportohet se “Topçinjtë” po i rrëmbejnë Barçës lojtarin e dëshiruar, pasi Rafinja është shumë afër skuadrës angleze. Klubi nga Londra pritet që të finalizojë marrëveshjen këtë javë. Edhe ish-futbollisti i Rennes thuhet se nuk dëshiron që të presë më shumë.

Më herët është raportuar se Lids Junajted kërkon 50 milionë euro për shitjen e Rafinjas, çmim i cili pritet të paguhet tashmë nga “Topçinjtë”.  /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button