Barcelona ofron Kutinjon për sulmuesin e Sitit

Skuadra e Barcelonës është duke planifikuar që në verë të transferojë sulmuesin e Man. Sitit, Ferran Torres. Spanjolli është i gatshëm që t’i bashkohet Barcelonës, por duhet të gjendet marrëveshja mes dy klubeve.

“The Times”, raporton se Barcelona ka zhvilluar bisedime me Man. Sitin për të blerë Torresin dhe kanë ofruar edhe disa futbollistë në shkëmbim, përfshirë këtu edhe mesfushorin ofensiv Filipe Koutinjo.

“Qytetarët” kanë mesfushorë të shumtë dhe me gjasa do e refuzojnë brazilianin, duke marrë parasysh edhe që Pep Guardiola preferon lojë të shpejtë.

Ndërkohë, Man. Siti do kërkojë një vlerë të lartë për Torresin, gjë që Barcelona nuk është e gatshme ta paguajë shkaku i gjendjes së rëndë financiare.

LEXO EDHE:

Back to top button