Barcelona pa Lamine Jamal kundër Atletiko Madridit?!

Barcelona do të përballet në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit ndaj Atletiko Madridit.

Mirëpo në dyshim është ylli i Barcelonës, Lamine Jamal, i cili mori një goditje në këmbë në ndeshjen ndaj Las Palmasit, ku po ashtu e kishte postuar në “Instagram”, këmbën e gjakosur.

Ende nuk dihet nëse Jamal, do të përfshihet në listën e Hansi Flik për këtë ndeshje.

Kujtojmë se kjo ndeshje derbi, do të zhvillohet në “Monzhuik”, në orën 21:30, ndërsa gjysmëfinalja tjetër mes Real Sosiedadit dhe Real Madridit, zhvillohet të mërkurën në po të njëjtën orë./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button