Barcelona për Niko Uiliamsin, të holla dhe një futbollist shtesë

Niko Uilliams vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Barcelonës për repartin e sulmit. Gjiganti katalunas po bënë të pamundurën për ta transferuar sulmuesin anësorë të Atletik Bilbao, pasi ai është dëshira numër një e trajnerit Hansi Flik.

Atletik Bilbao megjithatë ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës, e cila ishte prej 50 milionë eurove. Katalunasit nuk po heqin dorë, pasi duan që ta kenë sulmuesin spanjoll me çdo kusht në skuadër. “Sport” ka raportuar se drejtuesit e Barcelonës po përgatitin një tjetër ofertë, ku kësaj radhe do të përfshihet edhe një futbollist. Barcelona do t’i ofrojë Bilbaos 65 milionë euro plus shërbimet e mbrojtësit bask Inigo Martinez për të arritur te Niko Uilliams.

Dëshira e lojtarit është t’i bashkohet Barçës dhe të luaj me mikun e tij të ngushtë Lamine Xhamal, derisa tani mbetet të shihet nëse Bilbao do të kënaqet me ofertën e dytë të Barcelonës.

LEXO EDHE:

Back to top button