Barcelona pëson disfatë, por arkëton 5 mln euro
Pak më shumë se 24 orë pas fitores së vuajtur ndaj Almerias, Barcelona luajti një ndeshje miqësore në stadiumin “Cotton Boël”, në Dallas, kundër skuadrës meksikane “Club América”, të cilën e humbi 2-3.
Skuadra e Çavit, e mbushur me lojtarë të dorës së dytë dhe të rinj, u mund 3-2, duke mbyllur kështu vitin 2023 me “buzëqeshje”. Duket e pakuptimtë, por kjo është vërteta është e tillë: “blaugranat”, përtej lodhjes, mbushën arkën e klubit me 5 milionë euro. Katalanasit u larguan nga aeroporti i Barcelonës rreth orës 23:45 dhe mbërritën në Shtetet e Bashkuara në orën 5:15 të mëngjesit të së enjtes (me orën lokale).
Ekipi u prit nga disa tifozë që u ngritën herët për të kërkuar autografe dhe selfie nga futbollistët që kishte përzgjedhur Çavi. Nota më pozitive ishte sigurisht përfitimi ekonomik i kësaj ndeshjeje, krahas mundësisë që trajneri iu dha të rinjve.
Puro talento. 🎩#BarçaAmerica pic.twitter.com/nmpencsamD
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) December 22, 2023
“Ne luajtëm një ndeshje të mrekullueshme. Club América dhe Barça krijuan shumë shanse. Ne futëm në fushë shumë lojtarë të rinj dhe kjo është pozitive. Lojtarët tanë titullarë ishin të lodhur, ata luajtën kundër Almerias disa orë më pare,” tha mes tjerash Çavi. Golat e Barcelonës u shënuan nga Lamine Jamall dhe Mark Xhuiu.







