Barcelona preferon dy yje të tjera në vend të Nejmarit

Një rikthim i mundshëm i Nejmarit tek Barcelona u diskutua si një mundësi reale për sezonin e ardhshëm. Zërat për këtë lëvizje u shtuan pas komenteve të agjentit të tij, Andre Kjuri, i cili tha se sulmuesi brazilian do të dëshironte rikthimin tek blaugranasit.
Sidoqoftë, sipas një raportimi nga “Mundo Deportivo”, Nejmari nuk është në planet e Barcelonës për afatin kalimtar veror. Pavarësisht se do të jetë i gatshëm si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Santosin pas gjashtë muajsh, blaugranasit nuk e konsiderojnë atë një nënshkrim me prioritet.
Klubi thuhet se po synon për lojtar që i përshtaten një profili tjetër në aspektin e moshës dhe kualitet dhe Nejmar nuk i plotëson këto kritere. Në vend të kësaj, Barcelona besohet se ka objektiva të tjerë, ku përmenden emrat e Luis Diaz dhe Rafael Leao. Presidenti i klubit, Joan Laporta është i etur për të siguruar transferimin e një ylli botëror për ta festuar rikthimin në ‘Camp Nou’ e rinovuar, por Nejmar duket se nuk do të jetë ai.