Barcelona pret dritën jeshile për rikthim në shtëpinë ikonike

Barcelona ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën pranë La Ligës për të luajtur ndeshjen e së shtunës kundër Atletik Bilbaos në stadiumin e tyre ikonë, “Camp Nou”, duke siguruar gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Klubi shpreson të marrë miratimin komunal.

Ky moment shënon një kapitull të rëndësishëm për Barcelonën, e cila ka zhvilluar ndeshjet e saj në Stadiumin Olimpik për shkak të punimeve të mëdha të rinovimit në “Camp Nou”. Stadiumi do të funksionojë fillimisht me një kapacitet prej 45,401 vendesh, ndërsa rinovimi i plotë pritet të përfundojë në dhjetor të vitit 2027.

Megjithatë, sipas fazave të ndryshme të ndërtimit, kapaciteti do të rritet në 62,518 vende deri në fund të vitit 2025.

LEXO EDHE:

Back to top button